
Robert Lewandowski padiskutim është një nga liderët e Barcelonës. Sulmuesi polak mbrëmjen e djeshme shkëlqeu me dopietë ndaj Gironas në fitoren 4-1 të katalanasve.
Pas këti dygolëshi numri i realizimeve me Barçës ka shkuar në 97-të që nga koha kur është transferuar në “Camp Nou”. Pas kësaj sfide 36-vjeçari ka theksuar se aktualisht për momentin ka ëndërr të arrijë 100 gola me blaugranat.
“Unë kam një ëndërr, dhe ajo është të arrij 100 gola me Barcelonën. Do të ishte fantastike”, deklaroi Lewandowski. Këti të fundit për të arritur këtë shifër i mungojnë vetëm 3 gola, gjë e cila në ndeshjet e mbetura mund të arrihet.
Vlen të theksohet se në këtë sezon polaku ka arritur të shënojë 37 gola në të gjitha kompeticionet që ka marrë pjesë. Ndërkohë që nga transferimi i tij te Barça përveç 97 golave që ka shënuar, ka dhuruar edhe 20 asiste.