
Barcelona ka arritur të fitojë ndeshjen e prapambetur me Osasunën me rezultatin 3-0. Një fitore kjo që e mban ekipin katalanas në krye të tabelës së LaLigas me 63 pikë të grumbulluara.
Real Madrid është në ndjekje të Barcelonës me 60 pikë. Takimi i katalanasve mbrëmjen e sotme nisi në mënyrë të shkëlqyer, pasi gjetën avantazhin falë golit të Ferran Torres në minutën e 11-të.
Dhjetë minuta më pas, Dani Olmo arriti të dyfishojë shifrat nga pika e bardhë e 11-metërshit. Goli i tretë dhe i fitores për Barcelonën u realizua nga Robert Lewandowski në pjesën e dytë.
Shqetësues për Hansi Flick është fakti që Dani Olmo la fushën përpara kohe. Një dëmtim bëri që fantazisti spanjoll t’i linte vendin Fermin Lopezit, por ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të tij.
Goli i Lewandowski