
Tijjani Reijnders
Frenkie de Jong është një nga lojtarët që përflitet se mund të largohet nga Barcelona. Klubi kërkon të jetë i përgatitur për çdo skenar, ndaj dhe drejtuesit kanë nisur të punojmë për gjetjen e një zëvendësuesi.
Kështu në “radarin” e tyre ka rënë lojtari i Milan. Bëhet fjalë për Tijjani Reijnders, i cili po kalon një sezon fantastik me kuqezinjtë në Serie A. Drejtori sportiv Deco ka nisur madje përpjekjet e para për të, për të cilin edhe Hansi Flick ka dhënë “OK” e tij.
Siç dihet Milani e vlerëson me 50 milionë euro, shifër kjo që Barça duket e gatshme për shpenzuar për shërbimet e tij. Gjithsesi muajt e ardhshëm do të jenë edhe vendimtare për këtë pistë.
Poll