
Kylian Mbappe ka folur pa “doreza” në një intertvistë të dhënë së fundi për mediat spanjolle. Sulmuesi francez ka theksuar se gjithmonë ka dashur të luajë në “Santiago Bernabeu” dhe nga një ëndërr e bëri realitet.
Me madrilenët kërkon të fitojë çdo trofe të mundshëm dhe për të bërë diçka të tillë do të japë më shumë se maksimumin për këtë fanellë. Ndër të tjera ka nënvizuar se ai para se të jetë lojtar është një person i thjeshtë.
“Gjithçka që kam dashur ndonjëherë ishte të luaja këtu në Bernabeu, duke veshur këtë fanellë, me të gjithë që këndonin emrin tim. Të shënoja gola dhe thjesht të isha i lumtur. Fillova si një tifoz i Zizou dhe Galacticos. Është klubi më i mirë në botë, me një atmosferë që asnjë klub tjetër nuk e ka.
Ishte një ëndërr që u kthye në një qëllim dhe tani është bërë realitet. Dua të fitoj trofe, La Liga, Ligën e Kampionëve dhe gjithçka që mundem me Real Madridin.
Para se të jem futbollist, jam thjesht një person normal. Unë jetoj jetën, shoh botën përreth meje, kam gjëra që i dua, gjëra që më trishtojnë ose më mërzitin dhe ndaj mendimet e mia bazuar në vlerat që besoj.
Unë jam francez, jo spanjoll, por njerëzit këtu më mbështesin gjithmonë. Unë mund të ndjej dashurinë nga Madridi dhe nga njerëzit në të gjithë Spanjën kur udhëtojmë.
Mund të shohësh në fytyrën time kur jam i lumtur, dhe tani, jam shumë i lumtur”, ka theksuar francezi.
Primera entrevista en España de Kylian Mbappé. Especial El Objetivo con Ana Pastor
— laSexta (@laSextaTV) March 30, 2025
Próximo domingo a las 21.30 en La Sexta pic.twitter.com/WTP3GBoAg8