
Andrei Ratiu
Trent Alexander-Arnold do të largohet nga Liverpool, me lojtarin që thuhet se ka arritur marrëveshjen paraprake me Real Madrid për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu” si futbollist i lirë. Anglezët në një situatë të tillë kan gjetur zëvendësuesin.
Bëhet fjalë për Andrei Ratiu, i cili luan me Rayo Vallecano në La Liga. Mbrojtësi është kthyer në fokusin e “The Reds”, të cilët nuk janë të vetmit që kërkojnë shërbimet e tij.
Sipas “ProSport” bëhet me dije se edhe Barcelona është pas tij, ndërsa ka edhe ekipe të tjera “big” që po e shikojnë me interes. Për një shitje të mundshëm të Ratiut, Vallecano kërkon minimalisht 25 milionë euro, shumë kjo aspak problem për klubet e interesuara.
Poll