
Pas largimit nga Real Madridi, u duk se karriera e Iscos po mbaronte, por ka ndodhur e kundërta. Fantazisti spanjoll i cili aktualisht luan për Real Betis, po kalon një sezon të shkëlqyer në LaLiga.
Muaji mars ishte mjaft i mirë për 32-vjeçarin, i cili është zgjedhur dhe lojtari më i mirë në kampionatin spanjoll. Në tre takime të këtij muaji, Isco ka arritur të realizojë dy gola dhe ka asistuar po kaq herë.
32-vjeçari mposhti në garën për lojtarin më të mirë të muajit të nominuarit, Kylian Mbappe, Umar Sadiq, Pedro Diaz dhe Marcos Alonso.
Ish-mesfushori i Real Madridit ka kryer këtë sezon 19 paraqitje në të gjitha garat, ku ka arritur të shënojë 9 gola dhe ka asistuar 5 herë. Real Betis firmosi me Iscon në korrik të vitit 2023 si një lojtar i lirë.