Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E BUJSHME nga Spanja, Barcelona vihet pas Edon Zhegrovës

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME nga Spanja, Barcelona vihet pas Edon Zhegrovës
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova është një nga talentet shqiptar, i cili po shkëlqen me Lille në Ligue 1. Futbollisti “Dardan” me shumë gjasa mund të largohet nga francezët në fund të këtij sezoni, pasi në drejtim të tij ka interesime nga ekipe “big”.

Një prej tyre është Barcelona. Sipas “Sport” bëhet me dije se klubi blaugrana po ndjek me interes këtë pistë, si një nga futbollistët që mund ta transferojë në merkaton e verës. Hansi Flick siç duket pëlqen karakteristikat e shqiptarit.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka kontratë me Lille deri në verën e viit 2026, teksa siç është bërë e ditur mes palëve nuk pritet të ketë rinovim, pasi Zhegrova dëshiron një tjetër aventurë në karrierën e tij. Në këto kushte largimi në fund të këtij sezoni mnd të ndodhë.

Një tjetër pistë për anësorin mbetet edhe Napoli. Napolitanët synojnë transferimin e tij për të zëvendësuar Kvaratskehelia, me këtë të fundit që u transferua në merkaton e dimrit te PSG.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga