
Robert Lewandowski dhe Wojciech Szczesny
Wojciech Szczesny po bën mjaft mirë te skuadra e Barcelonës, duke dhuruar paraqitje fantastike. Performancat e tij kanë kaluar edhe pritshmëritë e drejtuesve, të cilët janë gati për rinovimin.
Polakut i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni, teksa rinovimi pritet të jetë edhe për një vit tjetër. 34-vjeçari pritet të rinovojë deri në vitin 2026, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit edhe për një vit tjetër.
Me Wojciech Szczesny në portë, Barcelona nuk ka humbur asnjë ndeshje. Ndërkohë që vetë portieri ka mbyllur plot 9 ndeshje me portën e paprekur, duke qenë siguri e madhe në katërkëndësh.
Poll