
Barcelona arriti të triumfojë 3-0 ndaj Osasunas, por kjo fitore nuk festohet siç duhet te katalanaait. Kjo pasi Dani Olmo u dëmtua dhe me shumë gjasa do të mungojë disa javë.
Kmesfushori shqetësoi kështu stafin e spanjollëve, me Hansi Flick që tashmë ka zbuluar edhe gjendjen e futbollistit.
“Ai është i dëmtuar. Kalendari është shumë i ngjeshur dhe ai do të humbasë disa ndeshje, ç’ka është një lajm i keq për ne. Mendoj se nuk ishte data më e përshtatshme për të luajtur dhe e kemi paguar shtrenjtë, pasi dëmtimi i Olmos nuk është i lehtë për ne”, ka përfunduar gjermani.
Sipas “Mundo Deportivo” bëhet me dije se spanjolli ka një dëmtim në muskujt aduktorë dhe mund të mungojë më sumë se 10 ditë. Kjo do të thotë se ai do të humbasë ndeshjet e La Ligës kundër Gironës dhe Real Betisit, si dhe gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madridit në Metropolitano.
Ndërkohë mbetet në dyshim edhe për sfidën e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.