Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Vëmendja në Europa dhe Conference League! Spikat supersfida Lille – Aston Villa dhe derbi italian, në fushë edhe portieri i Shqipërisë (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Vëmendja në Europa dhe Conference League! Spikat supersfida Lille
Europa League - Conference League/ © Credits uefa.com

Mbrëmjen e sotme rikthehen emocionet e Europa dhe Conference League. Duke nisur prej orës 18:45 do të zhvillohen ndeshje mjaft interesante në të dy kompeticionet evropiane, teksa sfida të tjera startojnë në 21:00.

Pikërisht në Europa League, Bologna do të përballet me Romën në derbin e italianëve. Ndërkohë që vlen të përmendet edhe supersfida Lille Aston Villa. Ndërkohë që në mbrëmje bie në sy dueli mes Stuttgart dhe Porto.

Në kompeticionin tjetër, Ligën e Konferencës, AZ Alkmaar pret në shtëpi Spartën e Pragës. Ndërkohë që në fushë zbret edhe Thomas Strakosha me AEK Athinën e tij, të cilët do të luajnë në transfertë ndaj Celje.

Vëmendja në Europa dhe Conference League! Spikat supersfida Lille
Ndeshjet e Europa League
Vëmendja në Europa dhe Conference League! Spikat supersfida Lille
Ndeshjet e Conference League

 

Poll

Lexo gjithashtu