Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

E BUJSHME/ Sylvinho "TRONDITET" para Polonisë, pas Brojës e Dakut një tjetër DËMTIM në majën e sulmit

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Sylvinho "TRONDITET" para Polonisë, pas Brojës e
Foto Ilustruese: Armando Broja - Sylvinho - Mirlind Daku

Sikur mos të mjaftonte dëmtimi i Armando Brojës dhe Mirlind Dakut, të cilët janë ende në pikëpyetje për ndeshjen me Poloninë, Sylvinho ka marrë një tjetër lajm të keq. Rey Manaj ka probleme.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mungoi edhe përballë Hatayspor në ndeshjen e sotme që Sivasspor fitoi 1-2. Ndërkohë që në Turqi zbulojnë edhe shkallën e dëmtimit të sulmuesit.

29-vjeçari lushnjar ka pësuar dëmtim në pjesën e sipërme të kofshës së majtë, ku pas ekzaminimeve është marrë vendimi që duhet të pushojë disa ditë. Duke i shtuar edhe Dakun me Brojën, Manaj pritet të jetë një tjetër mungesë e rëndësishme për sulmin e Shqipërisë.

Kujtojmë se në kualifikueset e Botërorit 2026, ai ishte hero absolut me golin e shënuar në Leskovc përballë Serbisë, ku ekipi kuqezi fitoi 0-1.

Poll

Lexo gjithashtu