KF Tirana
Emmanuel Ernest nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Edhe u afrua me bujë në merkaton e janarit, sulmuesi 25-vjeçar nga Liberia ka njoftuar largimin nga “bardheblutë”, në një moment tepër delikat.
“Faleminderit shumë KF Tirana. Ne vendosen që në këtë moment, më e mira për të dyja palët është që të ndajmë rrugët. Tani jam lojtar i lirë. Faleminderit tifozëve, shokëve të ekipit për gjithçka. Ju u roj fat të mirë për pjesën e mbetur të sezonit dhe të shkoni përpara”, shkruan Ernest.
Kujtojmë se Ernest u shit në shtatorin e vitit 2025 nga Tirana në Algjeri te USM Alger, për 500 mijë euro. Ai u rikthye këtë janar, por nuk ia doli që të ndihmonte ekipin as në drejtimin e Ardian Nuhiut e as të Orges Shehit.
NJOFTIMI I EMMANUEL ERNEST
Poll

