
Ronaldo Fenomeni dhe Pep Guardiola
Ronaldo Fenomeni në zyrë dhe Pep Guardiola në stol. Një binom fenomenal, për të cilin në Brazil kanë nisur tashmë të ëndërrojnë.
Ish-sulmuesi ka shprehur dëshirën për të kandiduar për numrin 1 të futbollit Brazilian dhe si premtim ka bërë emërimin e spanjollit në krye të skuadrës. Ronaldo synon të kandidojë për postin presidencial dhe ka disa plane ambicioze për të tërhequr vota në favor të tij.
Kontrata aktuale e Guardiolës me Manchester City skadon në fund të qershorit 2025 dhe Ronaldo synon ta sjellë në Brazil nëse fiton zgjedhjet.
Poll