Me javën e 24-t që u mbyll në mënyrën më spektakolare në derbi, vend i bëhet javës së 25-të që do të nisë menjëherë ditën e premte me tre sfida.
Në orën 13:00 do të luhen dy përballjet e para me Kastriotin dhe Kukësin që presin Teutën dhe Bylisin në shtëpi. Kuksianët dhe durrsakët me një fitore të mundshme mund t’i thonë përfundimisht lamtumirë garës për mbijetesë pasi do të shkëputeshin ndjeshëm me fundin.
Në orën 16:00 do të luhet përballja e dy ekipeve surprizë këtë sezon. Erzeni dhe Egnatia do të përplasen në Niko Dovana aty ku dy ekipet do të kërkojnë tre pikët për objektivat e tyre.
Të shtunën, do të luhet edhe ndeshja më e rëndësishme e javës. Vllaznia dhe Partizani përplasin brirët në Loro Borici në orën 16:00. Një humbje e shkodranëve do të ishte një goditje për objektivin e titullit për ta.
Në orën 19:00, java do të mbyllet me duelin Tirana – Laçi në Air Albania. Bardheblutë kanë mundësinë e artë të harrojnë humbjen në derbi dhe fitorja ndaj kurbinasve mund t’i rikthejë sërish në krye nëse Partizani lë pikë në Shkodër.
E premte
Ora 13:00
Kastrioti – Teuta
Kukësi – Bylis
Ora 16:00
Erzeni – Egnatia
E shtunë
Ora 16:00
Vllaznia – Partizani
Ora 19:00
Tirana - Laçi