UEFA dëgjoi ankesat e skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2016 dhe ndërroi fushën e stadiumit “Pierre-Mauroy” në Lille në prag të ndeshjeve të 1/8 të finaleve të Euro 2016, pasi nuk ishte në gjendjen më optimale. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, UEFA bëri të ditur se fusha e re u transportua nga Holanda duke shtuar në të njëjtën kohë se modifikime po bëhen edhe në fushat e stadiumit “Velodrome” në Marsejë dhe “St.Denis” në Paris. Kur janë zhvilluar pak më shumë se gjysma e ndeshjeve të këtij turneu me 24 skuadra, kërkesat për të pasur fusha në gjendjen sa më të mirë janë shtuar ndjeshëm. Në disa prej impianteve janë përcaktuar të luhen 6 ndeshje dhe reshjet që kanë rënë këto ditë në Francë kanë pasur një impakt, sidomos në Lille, ku shpesh punonjësit e “Pierre-Mauroy” detyroheshin të bënin disa punime të vogla në pushimet e ndeshjeve pasi lojtarët rrëshqisnin shpesh. Nuk është hera e parë që UEFA vendos të ndërrojë fushën e një stadiumi. Ka ndodhur kjo edhe në 2008 në Zvicër, kur fusha e një prej stadiumeve u zëvendësua pasi u dëmtua shumë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Hapësire reklamuese
Çështjet kryesore
Një ankesë dhe...fusha ndërrohet brenda ditës
Poll