Juventusi ia doli të mposhte me shifrat 2-0 Interin në ndeshjen e javës së 13-të të Serie A. një fitore padiskutim shumë e rëndësishme për “Zonjën e Vjetër” që vjen ndaj një rivali të fortë si Interi.
Pas këtij triumfi ka folur edhe Max Allegri, i cilie ka theksuar se skuadar e tij e meritoi fitoren, ndërsa kur është pyetur për titullin ka thekusar se asgjë gjithçka mund të ndodhë.
“Është një fitore me vlera përballë një rivali direkt që nuk e mundnim prej disa kohësh. Interi është një skuadër e fortë dhe e tregoi edhe sot. Në pjesën e parë ishim me fat, por kur luan me shpirtin e duhur edhe fati është në anën tënde. Në pjesën e dytë luajtëm mirë teknikisht, mbrojtëm mirë mirë. Më pëlqeu entuziazmi dhe dëshira e skuadrës, për të arritur fitoren duhen këto karakteristika.
U rikthye Juve? Fitorja të ndihmon të fitosh. Duhet të festojmë sot dhe nesër të fillojmë të mendojmë për Veronën, që të mos hedhim poshtë këtë sukses.
Bast për Napolin apo Milanin? Nëse do të lejohej, do të vija bast për Juventusin që fiton titullin”, tha Allegri.
