Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja u inkuadrua si titullar me skuadrën e Burnley ndaj Fulham. Pikërisht këta të fundit triumfuan me shifrat 3 – 2. Edhe pse Broja ishte në fushë gjatë gjithë ndeshjes, nuk e bëri dot rolin e protagonistit.
Në minutën e 36, sulmuesi shqiptar merr një top nga thellësia, por portieri rival Leno i fiton kohën dhe e bllokon, shans i “artë” për gol, ama i pashfrytëzuar. Pak më herët, 24-vjeçari me topin në zonë kërkon të driblojë gjithë mbrojtjen mike, ndonëse pa sukses.
Në pjesë e dytë, shqiptari merr goditje të fortë, aq sa detyrohte të qëndrojë i shtrirë në fushë për disa çaste. Armando Broja nuk ishte në ditën e tij më të mirë, e “vërtetuar” edhe nga “SofaScore”, vetëm nota 6.2.
Pas kësaj humbje, e ardhmja e trajnerit Scott Parker në “timonin” e Burnley është në rrezik të madh, 7 humbje radhazi në Premier League, të parafundit në tabelë me 10 pikë pas 16 javësh.
