Askush nuk do ta mendonte në fillim të këtij sezoni se aventura e trajnerit Xabi Alonos do të merrte përmesa kaq të “zymta” te Real Madrid, marrë në konsideratë emrat në përbërje si Mbappe, Bellingahm, Vinicius, etj.
“Galaktikët” në javët e fundit i kanë “dorëzuar” kreun Barcelonës në La Liga, 4 pikë pas rivalit të “përbetuar” pas 16 javësh kampionat.
Ndërkohë, humbja kundër Manchester City në “Santiago Bernabeu” (Champions League) ka bërë që ndeshja me Alaves të dielën të jetë “treni” i fundit që e shpëton nga shkarkimi Alonson. Ish-sulmuesi i Realit, Karim Benzema ka folur për “L’Equipe”, duke e drejtuar “gishtin” te lojtarët:
“Xabi Alonso duhet të zgjidhë problemet e lidhjes në ekip? Jo, ai nuk mund të bëjë asgjë. Ai ka emra, luan me më të mirët. Pastaj, varet nga lojtarët... Nëse shoku yt i skuadrës është më i mirë se ti, duhet ta pranosh.
Problemi është nëse dikush nuk mund ta pranojë që dikush shënon më shumë gola. Kjo është arsyeja pse ke probleme kur ke 5 ose 6 lojtarë të shkëlqyer së bashku.
Secili do të kontribuojë në diçka, dhe në fund, golashënuesi do të jetë gjithmonë pak më i spikatur se të tjerët. Por ai prapë ka nevojë për të tjerët! Nuk mund të bësh gjithçka vetë.”
