
Kukësi vazhdon përforcimet për pjesën e dytë të sezonit. Klubi verilindorë ka arritur të transferojë një lojtar për mesin e fushës. Në fakt pritet vetëm zyrtarizimi i Theodoros Mingos.
25-vjeçari ka firmosur ditën e sotme kontratën me Kukësin dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e Stavri Nicës. Lojtari në të kaluarën ka luajtur për ekipe si Athens Kalithea, OFI, Rodos dhe Thesprotos, teksa që nga vera është pa një skuadër.
Me ardhjen e Mingos shtohen alternativat për Nicën në mesfushës, teksa mesfushori do të synojë të shkëlqejë te Kukësit dhe të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave. Kujtojmë se Kukësi nesër do të duelojë me Egnatian, takim që do të zhvillohet në “Kukës Arena” në orën 13:30 dhe është i vlefshëm për javën e 20-të.