Italia ka dështuar sërish të kualifikohet për në Kupën e Botës, pasi u mposht nga Bosnje Hercegovina falë goditjeve të penalltive, kur koha e rregullt u mbyll në barazimin 1-1.
Moise Kean shënoi të parin e sfidës në minutën e 15-të, por kartoni i kuq i Bastonit pak minuta para mbylljes së pjesës së parë i preu krahët skuadrës italiane që mbeti me një lojtar më pak.
Baraspeshën e solli Tabakovic në minutën e 79-të, për t'i lënë më pas radhën 11-metërshave.
Boshnjakët u treguan të saktë në të gjitha goditjet në pikën e bardhë, ndërsa në radhët e "Azurrëve" gabuan Esposito dhe Cristante.
Një goditje e madhe për Kombëtaren e drejtuar nga Gennaro Gattusos, e cila sheh t'i ikë një tjetër mundësi e shkëlqyer duke zgjatur mungesën në këtë kompeticion madhor që prej vitit 2014.
Saktësisht 12 vite pa e provuar shijen e turneut më të madh të globit.
