Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Në prag të ndeshjes HISTORIKE, mbrojtësi i Kosovës i ÇUDIT të gjithë: Turqia është shtëpia ime

Shkruar nga NEWSPORT
Në prag të ndeshjes HISTORIKE, mbrojtësi i Kosovës i
Foto ilustruese: Flamuri turk - Florent Hadërgjonaj

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka folur në prag të sfidës finale drejt Botërorit, atë përballë Turqisë. Për median turke “A Spor”, shqiptari i cili aktivizohet me Alanyaspor është shprehur se Turqia është si shtëpia e tij.

Ndër të tjera, ai është ndalur edhe te finalja e madhe, që do të luhet të martën e 31 marsit në “Fadil Vokrri”, prej orës 20:45. Për Hadërgjonajn, shanset në këtë ndeshje janë 50 me 50.

“Kam luajtur këtu për 6 vite. Ky vend tashmë ndihet si shtëpi, dhe të dy fëmijët e mi kanë lindur këtu. Është sfida më e rëndësishme në karrierën time. Të luajmë këtë finale është ëndërr e bërë realitet. Punuam shumë për të arritur këtu dhe e meritojmë këtë finale.

Shanset janë gjithmonë 50-50, por ne besojmë te vetja jonë. Arda Guler, Hakan Calhanoglu dhe Kenan Yildiz janë lojtarët më të mirë, por kjo nuk ndryshon finalen. Në fund të ditës, ëndrra ime është të kualifikohemi në Kupën e Botës me Kosovën”, është shprehur Hadërgjonaj.

Poll

Lexo gjithashtu