Kosova është mposhtur në shtëpi përballë Turqsië, në ndeshjen e vlefshme për finalen e madhe të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi 0-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i dardanëve, Franco Foda.
“Dallimi sonte ishte që Turqia shënoi një gol, e ne jo. Në një moment në mbrojtje nuk ishim aq të vëmendshëm sa duhet të jemi. Edhe pse tentuam gjatë gjithë lojës, nuk arritëm të barazojmë dhe kishim ca raste që kishim mundur t’i shfrytëzojmë më mirë.
Në pjesën e parë kishim mundësi ose disa kundërzbritje që nuk i kemi luajtur aq pastër si është dashur. Në 20 minutat e fundit ishte loja vetëm në njërën anë, ndoshta edhe aty kemi mundur t’i shfrytëzonim më mirë, por nuk ndodhi ai pasimi i fundit, por ja që kjo nuk ndodhi.
Ekipi e ka përfaqësuar shtetin dhe popullin e këtij vendi në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe ekipi e ka parë që nëse luhet me zemër e vullnet si ekip, mundet të arrihet shumë. Pra çka mbetet është të shkojmë përpara dhe kualifikimet e ardhshme, nëse punojmë me kualitetet që i kemi atëherë mund të arrijmë shumë.
Po, qëllimi është për kualifikimet për Evropian, por i kemi edhe ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe synojmë që të mbesim në Ligën B, duke synuar gjithashtu vendin e dytë që të luajmë në playoff”, tha Foda.
