
Endri Reçi do të vijoje të jetë pjesë e Dinamos. Lajmin e rinovimit të kontratës e ka bërë të ditur klubi kryeqytetas, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi 21 vjeçar është pjesë e projektit, teksa shihet si një vlerë e shtuar për edicionin që vjen.
"Endri Reçi vijon kontratën me blutë, ditën e sotme ka nënshkruar kontratën me Dinamon nje tjetër futbollist premtues i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e bluve për sezonin e ri futbollistik. 21-vjeçari ishte pjesë e skuadrës gjatë dy sezoneve të fundit duke fituar besimin e stafit teknik për vazhdimësinë"- shkruan Klubi.
Dinamo po bën mirë në merkato, ku përveç se ka afruar emra të rëndësishëm të futbollit shqiptar, ia ka dalë të mbajë në gjirin e saj edhe elementë tejet cilësor. Blutë synojnë që të qëndrojnë mes më të mirëve.