Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Tone të larta, diskutime dhe miratime, VLLAZNIA rinis sezonin me mendjen te fusha

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tone të larta, diskutime dhe miratime, VLLAZNIA rinis sezonin me

Asambleja e Futboll Klub Vllaznia është mbledhur sot, teksa në rendin e ditës është miratuar buxheti për skuadrën dhe punonjësit për vitin 2020. Pas më shumë se tre orë debate me tone të larta, diskutime dhe analiza, është miratuar me 28 vota pro dhe 3 abstenim ky buxhet.

Kësisoj, problemet financiare të klubit marrin fund, ndërsa është siguruar edhe pagesa për lojtarët, stafin dhe gjithë të punësuarit në klub. Rinisja e sezonit më 3 qershjor e gjen ekipin më të qetë, ndërsa javën e shkuar lojtarët bojkotuan stërvitjen, shkak i pagave të prapambetura. Duket se në Shkodër e gjejnë zgjidhjen gjithmonë në fund, ndërsa ekipi i është rikthyer normalitetit sportiv.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga