Serxhio Ujka
Serxho Ujka është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Waregem fitoi në transfertë përballë Cerce Brugge. Sfida e vlefshme për javën e 35-të të kampionatit belg, përfundoi 2-3.
Ish-mesfushori i Egnatias dhe Laçit nuk ishte titullar në këtë sfidë. Ai u aktivizua në minutën e 87-të, teksa vetëm një minutë më vonë shqiptari asistoi për Opoku, nga i cili erdhi goli i fitores.
Kështu, 27-vjeçari shkon në kuotën e 2 asisteve, teksa ka shënuar edhe 2 gola. Ndeshjet momentale të Waregem janë vendimtare, pasi vendosen fatet e sezonit, për të rënë apo për të qëndruar në elitë.
View this post on Instagram
Poll
