Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E mbyll me Lazion në qershor, Elseid Hysaj “peshkohet” nga rivalët e kampionatit

Shkruar nga NEWSPORT
E mbyll me Lazion në qershor, Elseid Hysaj “peshkohet” nga
Elseid Hysaj

Largimi i Elseid Hysaj nga Lazio në fund të këtij sezoni është i sigurt. Kontrata e mbrojtësit 32-vjeçar me klubin kryeqytetas, përfundon këtë qershor dhe Lazio nuk e ka në planet e së ardhmes.

Mirëpo, për Hysajn ka edhe të interesuar. Për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare ka shfaqur interes serioz një tjetër klubi  Serie A. Sipas mediave italiane, Parma e pëlqen shumë 32-vjeçarin shkodran.

Trajneri i Parmës, Carlos Cuesta e vlerëson shumë Hysajn, duke e menduar si të duhurin për repartin difensiv, për shkak të eksperiencës që shqiptari ka në futbollin italian. Tashmë, mbetet “drita jeshile” nga vetë futbollisti.

Kujtojmë se Hysaj ka një karrierë interesante në Itali. Ai ka luajtur për moshat e Empolit dhe më pas për ekipin e parë, aty ku ra në sy. Më vonë, nga viti 2015 deri në 2021-shin, ai luajti për Napolin, teksa më pas firmosi me lacialët.  

Poll

Lexo gjithashtu