Trabzonspor ka mundësinë e blerjes përfundimtare të Ernest Muçit deri më 10 maj. Në rast se data kalon, sulmuesi shqiptar do të kthehet tek Besiktas, klub i cili i zotëron kartonin.
Ndërkohë që gazetari turk, pranë klubit të Besiktas, Efecan Ostaz ka folur së fundmi për këtë situatë. Sipas tij, për Muçin ka interesim konkret nga 3 klube evropiane dhe nëse Trabzonspor nuk “bëhet i gjallë” deri më 10 maj, Besiktas do të nisë negociatat.
“Janë 3 klube nga Evropa që i janë afruar Besiktas, për të nisur bisedimet për Ernest Muçin. Nëse Trabzonspor nuk e ushtron opsionin e blerjes së tij deri më 10 maj, klubi i Besiktas do të nisë negociatat me këto klube”, tha Oztas.
Vlen të theksohet se 25-vjeçari ka zhvilluar një super sezon me ekipin nga Trabzoni. Në 37 ndeshje që ka marrë pjesë, Muçi ia ka dalë që të shënojë 13 gola dhe të asistojë në 8 të tjerë.
View this post on Instagram
