
Skuadra e Skënderbeut ka zyrtarizuar ditë e sotme, lojtarin Enis Gavazaj. Ai është bashkuar gjatë ditës së sotme me ekipin korçar në Tirol të Austrisë. Mesfushori 21-vjeçar i kombëtares U-21 ka firmosur një kontratë që e lidh me klubin bardhekuq për tri vitet e ardhshme. Mesfushori kosovar vjen pas një sezoni në Belgjikë me skuadrën e Roeselare, të cilët e kishin huazuar nga Gent. Gavazaj shihet si një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Agostinelit, duke parë cilësitë e tij individuale si lojtar. Ky është zyrtarizimi i gjashtë për klubin korçar në këtë merkato verore.
[gallery columns="1" size="full" ids="9761"]
Poll