Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Partizani i “plagosur” te Flamurtari i “karikuar”, të mërkurën luhet edhe Klasikja Tirana – Vllaznia! Java e 35-të parashikohet “zjarr”

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Partizani i “plagosur” te Flamurtari i “karikuar”,
Vllaznia - Tirana

Java e 35-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha ditën e mërkurë, me 5 ndeshje të programuara në të njëjtën orë, 16:00.

Në “Selman Stërmasi”, Tirana do të presë Vllazninë. Klasikja e futbollit shqiptar premton spektakël dhe emocione, pasi të dy ekipet kërkojnë vetëm fitoren.

Në “Arena Egnatia”, kampionët në fuqi të Egnatias do të përballen me Partizanin. Të dy ekipet synojnë rikthimin te fitorja.

Në Vlorë do të luhet një përballje direkte për mbijetesë mes Flamurtarit dhe Teutës, ku të dy skuadrat futen në fushë vetëm për tre pikët.

Në “Adush Muçaj”, Bylisi do të presë kryesuesit e AF Elbasanit. Ballshiotët vijnë me moral të lartë në këtë sfidë pas fitores në Shkodër ndaj Vllaznisë dhe do të kërkojnë tre pikët në shtëpi. Nga ana tjetër, verdheblutë synojnë rikthimin te fitorja.

Në “Air Albania”, Dinamo City do të presë Vorën. Të dy ekipet kanë objektiva të kundërta. Një fitore do ta afronte Dinamon me objektivin “Final Four”, ndërsa Vora kërkon pikë të vlefshme për mbijetesën.

 

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 35

E mërkurë, më 6 maj
Egnatia – Partizani                  16:00
Flamurtari – Teuta                  16:00
Tirana – Vllaznia                     16:00
Bylis – AF Elbasani                  16:00
Dinamo City – Vora                16:00

Poll

Lexo gjithashtu