Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mbijetesa “në gramat e fundit”, Flamurtari jep lajmin e madh për tifozët para ndeshjes me Teutën

Shkruar nga NEWSPORT
Mbijetesa “në gramat e fundit”, Flamurtari jep lajmin e madh
Flamurtari

Flamurtari është ende në garë për të qëndruar në Superiore sezonin e ardhshëm, pasi distancat me pikë premtojnë ende “luftë” të hapur mes skuadrave që kanë shanse reale për t’i besuar këtij objektivi “minimal” në letër.

Vlonjatët do të presë të mërkurën Teutën e cila i është futur kësaj “valleje” të rrezikshme dhe do tentojë të marrë tri pikët e radhës, pas fitores me Partizanin në “Arena e Demave”.

E për të arritur në këtë “mision”, faqja zyrtare e klubit në rrjetet sociale ka bërë dhe njoftimin sqarues për tifozët vlonjatë dhe për miqtë durrsakë, sa i takon biletave për ndeshjen.

Kështu, hyrja për tifozët vlonjatë do të jetë e falas, duke "stimuluar" këta të fundit që të jenë të shumtë në numër për të mbështetur skuadrën. Sakaq, për tribunën qendrore në sektorin VIP, çmimi i biletës varion në 1500 lekë të rinj, ndërsa tribuna ku do të ulen tifozët e Teutës shkon në 500 lekë të rinj.

Klubi vë në dispozicion dhe orarin ku do të priten tifozët për të blerë biletat, siç shkruhet dhe në postimin më poshtë.

Mbijetesa “në gramat e fundit”, Flamurtari jep lajmin e madh
 

 

Poll

Lexo gjithashtu