Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Partizani prezanton një maqedonas, "blindohet" prapavija e kuqe

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Partizani prezanton një maqedonas, "blindohet" prapavija

Aleksandër Damçevski është lojtari më i ri i Partizanit. Klubi i kuq, përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije që qendërmbrojtësi ka nënshkruar me të kuqtë për sezonin e ardhshëm futbollistik me opsion rinovimi edhe për një edicion tjetër. Në kanalin zyrtar të klubit të Partizanit thuhej:

"ZYRTARE

ALEKSANDAR DAMÇEVSKI VISHET I KUQ 

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Aleksandar Damçevskin. Qendërmbrojtësi 28 vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon".

Kujtojmë që skuadra kryeqytetase ka lënë sot Tiranën për të udhëtuar drejt Moldavisë, atje ku do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Sfintul Gheorghe, e vlefshme për turin e parë të Conference League. Takimi i parë ka përfunduar me shifrat 5-2 për të besuarit e Ilir Dajës, ndërsa nesër pritet me interes të shihet se si do të shkojë kjo sfidë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga