
Trofeu i Conference League
Ndeshja e parë mes Kalju dhe Partizanit e mbyllur me barazimin 1-1 lë gjithçka të hapur për duelin e kthimit, cili do të mbahet të enjten në “Air Albania”. Ditën e sotme janë prezantuar edhe koeficentët e këtij ballafaqimi.
Ndonëse rezultati është në baraspeshë, Partizani është ndjeshmë i favorizuar në “letër”, e përkthyer me koeficentin 1.65. Duket se “Demat e Kuq” do ta kenë të thjeshtë. Barazimi përkon me kuotën 3.5, kurse fitorja e estonezëve të Kalju 5.
Trustin Farrugia Cann do të jetë arbitri i ndeshjes. Ai është nga Malta dhe e ka bërë debutimin në vitin 2010, ndërsa ka marrë stemën e FIFA-s në 2015, çka do të thotë se ka një ekperiencë të konsiderueshme.
Poll