
Gjendja në kampin e Vllaznisë pas humbjes në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Conference League ka lën “pasoja”. Ekipi shkodran u mposht në “Elbasan Arena” me shifrat 0-1 kundër modestëve të Daugavpils, skuadër letoneze.
Tifozët kanë shpërthyer në rrjete sociale. Kryefjala ishte loja e dobët nga kuqeblutë, aty ku “gishti” drejtohet në mënyrë indirekte te trajneri Edi Martini. Nëse nuk avancojnë në raundin tjetër, mardhëniet mes tifozerisë dhe ekipit do të acarohen më tej, ku mund të ketë edhe “kokë turku”.
Përfitimet financiare do të ishin të rëndësishme në këtë pikë për klubin shkodranë, sikurse prestigji në arenën e futbollit botërorë. Trajneri Edi Martini ka pak javë që ka marrë “timonin”, por situata në të cilën ndodhen nuk jep kohë për justifikime.