
Conference League, Partizani
Rikthimi i Xhuliano Skukës te Partizani ka sjellë tjetër frymë në ekip. Jo vetëm në grintën që sulmuesi përcjell, por ashtu edhe në finalizim. Pikërisht futbollisti në fjalë gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë të “Demave të Kuq” në raundin e parë të Conference League kundër Kalju.
Jo më kot ai ka fituar edhe besimin e trajnerit, ku i është besuar shiriti i kapitenit. Marrëdhënia e ngushtë me tifozët është një tjetër “armë” e fortë për dibranin.
Nëse i referohemi statistikave, Skuka e ka djerësitur fanellën e Partizanit në 66 ndeshje në total, e përkthyer me 29 gola dhe 11 asiste. Kontrata e tij me “Demat e Kuq” është e vlefshme deri në verën e vitit 2028.
Poll