Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Një 18 vjeçar për Tiranën, bardheblutë afrojnë portier nga Akademia

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Një 18 vjeçar për Tiranën, bardheblutë

Leon Kozi është lojtari më i ri i Tiranës. Bardheblutë kanë zyrtarizuar futbollistin, i cili vjen nga Akademia bardheblu dhe bëhet pjesë e skuadrës së parë. Portieri ka nënshkruar një kontratë, që do e mbajë të lidhur me kryeqytetasit për 4 vitet e ardhshme.  18 vjeçari Kozi  ka bindur me paraqitjet e tij te moshat, ndërsa tani synon përshtatjen te skuadra A.

"Leon Kozi ecën me hapa kampionësh!Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Leon Kozi. Portieri 18 vjeçar kalon nga Akademia e Futbollit Tirana drejt ekipit të parë dhe ka bindur stafin me talentin e tij se është i gatshëm për t'i shërbyer ekipit. Talenti shtatlartë ka nënshkruar për 4 sezonet e ardhshme dhe prej kohësh vijon stërvitjen me skuadrën nën urdhërat e trajnerit të portierëve Alfred Osmani dhe stafit teknik. Mirëseerdhe Leon!" - Shkruan klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga