Moderatori i emisionit “Skaner” në MCN Gert Çarçani, gjatë “shpërndarjes” së diskutimit për ndeshjen Bylis – Flamurtarit, nuk mundi të qendronte në “heshtje” për precedentin “Trashi”.
Ky i fundit, thuhet se është “dëbuar” përjetë nga klubi vlonjat, me arsyjetimin se shkaktoj penallti të qëllimshme në minutat e fundit të ndeshjes.
“Kjo është një idiotëse e madhe. Si mund ta kryqëzosh tjetrin ashtu! Sa gabime janë bërë ashtu. Kjo më duket një idiotësi e madhe. Një gomarllëk pa sens.
Gabime kanë bërë të gjithë. Sapo tham për ndeshjen e Elbasanit që dy lojtarë i morën në qafë. Trashi ka bërë gabim natyrisht. Por nuk është ai futbollisti që ka marrë më qafë Vlorën.
Kjo është çmenduri! Nuk di çfarë emri t’i vendos. Ajo ngjarje për mua, ishte një barcaletë e madhe. Si mund të kryqëzosh tjetrin ashtu?! Flamurtari është në këtë pozitë për shkak të keqmenaxhimit nga Idrizi dhe jo gabimit të Trashit në Ballsh.
Idrizi është më mirë të shmangte ato situata kundër Elbasanit në Vlorë. Ndodhi diçka idiote në dhomat e zhveshjes. Se sa merren me një lojtar”.
