Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Flamurtari i rrezikshëm vetëm pjesën e parë”, Mirel Josa i sinqertë: Pas barazimit, nuk kisha asnjëlloji shprese

Shkruar nga NEWSPORT
“Flamurtari i rrezikshëm vetëm pjesën e parë”,
Mirel Josa

Bylis ka marrë fitore “jetike” kundër Flamurtarit në “Adush Muça”, e mbyllur 2 – 1, sfidë e vlefshme për javën e 29-të në Superiore. Triumfi kundër një rivali të drjtpërdrejtë në “luftën” për mbijetes, i shton vlerën 3 pikëve. Pas kësja jave, Bylis mban vendin e 7-të m,e 30 pikë, përkohësisht jashtë “zonës së ftohtë”. Trajneri i ballshiotëve Mirel Josa, foli për mediat pas sfidës:

“Ishte ndeshje që duhej fituar. Luanim ndaj një skuadre që ishte ndërtuar për të fituar. Në momente të veçanta, ata na vendosën në vështirësi. Kishin dy mundësi në pjesë e parë.

Në minutat e fundit dolëm pak më të mbledhur si skuadër. Në pjesë e dytë, gabuam më pak. Në 4-5 minutat e fundit, ne ia dolëm të mbyllnim ndeshjen. Rasti i Trashit ishte faull për ne. Pas barazimit, nuk kisha asnjëlloji shprese. Nuk jam mësuar ta fus fatin në ndeshjen, ama sot kështu ndodhi.

Mos të harrojmë, fati ndihmon më të mirët. Presioni nga dy mesfushorët e qendrës, nuk doja të bëhej në krahë. Përgjoni që në minutën e 2-3 mori goditje në kofshë.

Në pjesën e dytë, kishte një kontraktim, prandaj e zëvendësova. Në mesfushë doja të ishim me dy qendra. Flamurtari na vështirësoi në pjesë e parë. Në fraksionin e dytë, ishim më të qartë.

Lojtari portugez që kemi në skuadër, luan mirë, është i shpejtë. Sulmuesi kryesor nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Zëvendësuesit ishin mjaft të qartë si Muric, i cili ishte i kthjellët kur kishte topin në këmbë, pa harruar gjendjen fizike jo më të mirë. Nuk do isha i kënaqur me 1 pikë”.  

 

Poll

Lexo gjithashtu