Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kërkojnë të shkruajnë historinë me Shqipërinë, Mario Mitaj dhe Armando Broja nderohen në vendlindje

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkojnë të shkruajnë historinë me
Dekorimi i Mario Mitajt në Malësin e Madhe

Ndërsa në ndajnë edhe 3 ditë nga ndeshja Poloni – Shqipëri, “Play-Off”-i i Kupës së Botës, së fundmi për  dy lojtarët e Kombëtares ka rezultuar moment i veçantë. Bashkia e Malësisë së Madhe ka dekoruar me titullin “Qytetar Nderi” Mitajn dhe Brojën, teksa të dy i përkasin këtij rrethi, qarku i Shkodrës.

Mbrojtësi i Shqipërisë ka marrë pjesë në ceremoni, ndërsa në rrjetet sociale i ka kushtuar një shkrim të veçantë, kurse Broja nuk ka qenë i pranishëm.

“Një ditë e veçantë për mua dhe familjen time. Kisha nderin te vlerësohem nga Bashkia e Malësisë së Madhe me titullin QYTETAR NDERIT. 

Falënderojë nga zemra kryetarin e Bashkisë Tonin Marinaj, dhe gjithë stafin e tij për këtë vlerësim te madh që më dhanë. Gjithashtu, një falënderim shkon për dy deputetët e zonës z.Paulin Sterkaj dhe z.Bujar Rexha, si dhe deputeten e Shkodrës znj.Marjana Koçeku, që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.

Nuk mund të lë pa veçuar edhe administratoren e Kelmendit znj. Florida Peraj, për punën e saj të palodhshme, për gjithë zonën e Kelmendit”, postimi i Mitajt në “Instagram”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mario Mitaj (@mitajmario)

Poll

Lexo gjithashtu