Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Ndryshime në pankinat e Tiranës, Julian AHMATAJ rikthehet si trajner te kryeqytetasit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ndryshime në pankinat e Tiranës, Julian AHMATAJ rikthehet si

Klubi i Tiranës ka bërë me dije gjithë emrat e trajnerëve që do të kontribuojnë te bardheblutë në ekipet zinxhire për sezonin e ri futbollistik.

Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar tregohen edhe ndryshimet për edicionin e ri futbollistik. Në sy bie ndryshimi i trajnerit te grupmoshat U-19. Arbër Abilaliaj është larguar për t’i lënë vendin Julian Ahmatajt. Ndërsa ndryshe nga sa u tha më parë, Gent Muçës i është besuar Tirana U-14.

“KF Tirana Academy njofton se i ka besuar drejtimin e bankinave të ekipeve të moshave, trajnerëve të mësipërm, ku spikasin emra të njohur për eksperiencat e tyre në Kategorinë Superiore të kampionatit shqiptar si Elton Mucollari, Akil Jakupi, Erald Deliallisi, etj.

Këta emra do të mbajnë postin e trajnerëve përgjatë sezonit të ri 2022/2023.

Tashmë ata do të përcjellin profesionalizmin tek të rinjtë që do të rriten çdo ditë nën drejtimin e më të mirëve. Në kampin e kampionëve”, shkruhet në njoftimin e klubit bardheblu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga