Talenti Lennart Karl, ishte shumë pranë për të plotësuar “ëndrrën” profesionale, prezencën në një Kupë Bote, por fatkeqësisht për të mbeti në mes.
Problemet fizike gjatë seancës stërvitore, bën që lojtari i Bayern Munich të largohet nga “Pancerat”, pak ditë para kompeticionit sportiv më të rëndësishëm në rruzullin tokësor.
Karl ka reaguar në rrjete sociale, mes dhimbjesh për situatën dhe falënderimesh ndaj suportit që ka marrë nga fansat dhe lojtarë të ndryshëm.
“As nuk di nga t’ia filloj, por më dhemb shumë të humbasësh turneun më të madh. Bëra gjithçka që munda për të qenë i gatshëm për Kupën e Botës. Fatkeqësisht, dëmtimet shpesh ndodhin në kohën më të keqe të mundshme.
I uroj ekipit tim fat të mbarë dhe, sigurisht, do t’i mbështes çdo minutë! Do të kthehem më i fortë, e premtoj”, shkruan talenti Karl. Në këtë postim, ka reaguar edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka, përmes emojit të lutjes.
View this post on Instagram
