
Skuadra e Maliqit vazhdon me përforcimet gjatë kësaj merkatoje. Skuadra e cila luan në Kategorinë e Dytë ka mundur të sigurojë shërbimet e Vangjel Filovanit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Maliqi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se 22-vjeçari do të jetë lojtari më i ri i tyre për pjesën e mbetur të sezonit.
“22-vjeçari Vangjel Filovani është afrimi i radhës në merkaton e janarit. Klubi i uron suksese në këtë aventurë të re me fanellën e Maliqit”, ka shkuar skuardra.
Kujtojmë se objetivi kryesore është mbijetesa në Kategorinë e Dytë në sezonin e ardhshëm, ndërsa aktualisht renditen në vendin 7-të me 9 pikë pas 8 ndeshjes të luajtura.
Poll