
Skënder Gega nuk është më trajneri i Kukësit. Me vetëm dy pikë në katër javë kampionat, trajneri tropojan largohet në këtë fillim sezoni, me verilindorët që kanë konfirmuar gjithçka. Pas lajmit për largimin, Gega për faqen e klubit ka thënë se kjo ishte më e mira.
“Falënderoj klubin dhe Presidentin e Nderit, Safet Gjici për mbështetjen dhe besimin. Falënderoj të gjithë bashkëpuntorët që kisha, por besoj se kjo është më e mira në këtë situatë”, tha Gega.
Njoftimi i klubit:
FK Kukësi njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Skënder Gega. Pas rezultateve të ndeshjeve të para, trajneri Gega ka paraqitur dorëheqjen në klub dhe pavarësisht besimit që i është dhënë nga klubi, trajneri Gega nuk ka bërë kthim pas.
"Falënderoj klubin dhe Presidentin e Nderit, Safet Gjici për mbështetjen dhe besimin. Falënderoj të gjithë bashkëpuntorët që kisha, por besoj se kjo është më e mira në këtë situatë", u shpreh trajneri Gega.
Klubi i Kukësit e falënderon trajnerin Gega për bashkëpunimin dhe i uron suksese në karrierën e tij.