
Devid de Silva është prezantuar në ligën e dytë të Portugalisë me Sporting Clube de Covilha. Sulmuesi brazilian kishte edhe një vit kontratë me Kastriotin, me krutanët që kanë preferuar të shesin lojtarin dhe të mbajnë një pjesë të kartonit të 25 vjeçarit.
Braziliani u bashkua sezonin e shkuar me Kastriotin, që në 29 ndeshje shënoi 10 gola, teksa u shoqërua edhe me dëmtime. Oferta nga klubi portugez qarkullonte prej kohësh, ndërsa lojtari është prezantuar edhe zyrtarisht në ekipin e ri.
Poll