Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Surprizë në 80-vjetorin e krijimit, Partizani rikthen ish drejtorin sportiv

Shkruar nga NEWSPORT
Surprizë në 80-vjetorin e krijimit, Partizani rikthen ish drejtorin
Elton Marini, ish drejtor sportiv i Partizanit/ Foto e marrë nga https://www.facebook.com/elton.marini.9

Klubi i Partizanit feston sot 80 vjetorin e krijimit. Një histori plot 8 dekada, e mbushur me suksese, trofe dhe një aventurë që ka “dridhur” zemrat e shumë tifozëve anembanë Shqipërisë.

Ndërkohë që në këtë ditë të veçantë, s’mund të mungojë as festa që do të organizojë klubi. Pikërisht për këtë festë, Partizani ka rikthyer edhe ish drejtorin sportiv, Elton Marinin.

Për këtë të fundit ka patur një ftesë, duke e ftuar Marinin në festën e mbrëmjes së sotme. Është vetë ish drejtori i kuq, i cili ka publikuar në rrjetet sociale, ftesën e bërë nga klubi i Partizanit.

Surprizë në 80-vjetorin e krijimit, Partizani rikthen ish drejtorin
 

 

Poll

Lexo gjithashtu