Arbitri gjerman Pascal Kaiser dhe partnerin i tij Moritz
Arbitri gjerman Pascal Kaiser ka tërhequr vëmendjen e mediave evropiane dhe me gjerë me veprimine fundit. Para ndeshjes mes Koln dhe Wolfsburg në stadiumin “RheinEnergieStadion”, Kaiser i ka propozuar para 50 mijë tifozëve partnerit të tij Moritz.
Ky i fundit i tha “po” dhe çifti e kurorëzoi këtë moment mes puthjesh. Vetë klubi i Kolnit e ka shpërndarë në rrjetet sociale këtë “skenë”.
Disi më ndryshe nga ligat e tjera elitare në Evropë, Bundesliga e ka treguar shpesh se promovimi i komunitetit “LGBTQ+” është bërë pjesë e “zakonshme” dhe mbështetja e tyre nuk është më “risi”.
Poll
