Arbnor Muçoli ka ndryshuar kampionat në këtë merkato vere. Mesfushori i kombëtares shqiptare është larguar nga Danimarka, teksa ka mbullur aventurën e tij me skuadrën e Vejle.
Duke qenë një lojtar i lirë në treg, Muçolli arriti marrëveshjen me skuadrën e njohur suedeze Goteborg. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është zyrtarizuar dhe tashmë është lojtari më i ri i skuadrës suedeze. Palët kanë firmosur për 3 vite.
Goteborg është një nga skuadrat e suksesshme në Suedi pasi ka arritur të fitojë Europa League në dy raste, ndërsa ka fituar gjithashtu 18 herë kampionatin, 8 herë Kupën e Suedisë dhe një herë Superkupën.
Ndërkohë sa i takon 23-vjeçarit shqiptarë aventurën e tij me Vejle e mbylli me 24 gola dhe 25 asiste në 161 ndeshje. Ndërkohë ka luajtur edhe 3 ndeshje me kombëtaren A dhe 10 me ekipin e Shpresave të Alban Bushit.
[caption id="attachment_699431" align="alignnone" width="425"] Postimi i Goteborg[/caption]