Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Dy "gëzime" në një finale për Dukagjinin, FFK mesazh kampionëve të Kupës së Kosovës: Përgëzime për këtë arritje të madhe! Protestat e Ferizajt? Dënohet me...

Shkruar nga NEWSPORT
Dy "gëzime" në një finale për Dukagjinin, FFK
Dukagjini

Dukagjini u shpall kampion i Kupës së Kosovës, pasi mposhti me rezultatin 1-2 Ferizaj, duke marrë kështu dhe trofeun e parë në historinë e tyre.

Ky sukses shijon më shumë pasi goli i fitores erdhi në mënyrën më briliante të mundshme falë Hekuran Berishës që "nuhati" daljen e parakohshme të portierit për t'i dhënë goditjen e fundit kundërshtarit në minutën e 74-të.

Po ashtu, edhe Federata e Futbollit të Kosovës ka ardhur me një urim lidhur me këtë triumf të dukagjinasve, përmes një postimi në rrjetet sociale. Në fund, federata pati dhe një mesazh lidhur me incidentet që u regjistruan në fundin e takimit. 

POSTIMI I FFK-së:

"Urime KF Dukagjini për triumfin historik në Kupën e Kosovës!
Një finale fantastike ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit, e zhvilluar me ritëm të lartë, rivalitet dhe emocione të mëdha deri në fund, ku Dukagjini arriti të triumfojë me rezultat 2:1, në një përballje ku të dyja skuadrat dhuruan futboll cilësor dhe spektakël për tifozët e pranishëm.

Ky sukses ka vlerë të veçantë për klubin nga Klina, pasi për herë të parë në histori fiton trofeun e Kupës së Kosovës. Njëkohësisht, ky triumf ia siguron Dukagjinit edhe pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm për klubin në arenën ndërkombëtare.

Përgëzime për futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe gjithë tifozët e Dukagjinit për këtë arritje të madhe.
Respekt edhe për Ferizajn për paraqitjen dinjitoze dhe luftën sportive gjatë gjithë finales.
Falënderim i veçantë edhe për tifozët e të dyja skuadrave, të cilët krijuan atmosferë madhështore dhe e bënë këtë finale një festë të vërtetë të futbollit kosovar.

Momentet e tensionit në fund të takimit dhe largimi i përkohshëm i futbollistëve të Ferizajt nga fusha ishte një veprim i ngutshëm dhe i la hije jo të mirë finales. Emocionet në ndeshje të tilla të mëdha kërkojnë gjithmonë vetëpërmbajtje dhe kontroll nga të gjithë akterët, pasi çdo veprim i pamatur prish imazhin e futbollit dhe dënohet me aktet normative."

 

 

Poll

Lexo gjithashtu