
Korabi ka prezantuar njëkohësisht tre lojtarë të rinj në skuadër. Klaus Hasaj, Gentrit Talla dhe Benardi Çekolli janë futbollistët më të rinj të dibranëve. Talla e Çekolli do të përforcojnë mesfushën ndërsa Hasaj luan si mbrojtës i djathtë.
Në moshën 19, 20 dhe 21 vjeç respektivisht, lojtarët janë një përforcim për të ardhmen ndërsa o të kontribuojnë edhe që klubi të arrijë objektivin sezonal, që është ai i rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.
Hasaj është prodhim i Akademisë së Futbollit ndërsa së fundmi ka luajtur për Kukësin ndërsa Talla pavarësisht moshën 20 vjeçare ka një eksperiënce me tre ekipe, Prishtina dhe Vëllaznimi në Kosove dhe Besa në Shqipëri. Mesfushori Çekolli vjen nga Shkëndija e Tiranës.