Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana nuk heq dorë nga mesfushori brazilian, klubi i ofron kontratën e re

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana nuk heq dorë nga mesfushori brazilian, klubi i ofron kontratën
Rafael de Freitas Silva

Tirana po punon për të siguruar vazhdimësinë e Rafael Silva, teksa i ka paraqitur mesfushorit brazilian një ofertë rinovimi.

Palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje, por vendimi pritet të ndikojë ndjeshëm në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Mesfushori konsiderohet një nga lojtarët që mund të garantojë stabilitet dhe vazhdimësi në repartin e mesfushës.

Për këtë arsye, drejtuesit bardheblu e shohin si prioritet mbajtjen e tij në ekip. Rafael Silva iu bashkua Tiranës në janar të vitit 2025, pas transferimit nga kampionati portugez, më saktë nga ekipi i Leixoes.

Që prej mbërritjes së tij, 26-vjeçari është kthyer në një element të rëndësishëm në lojën e bardhebluve. Në këtë sezon të Superiores, Rafa Silva ia doli që të shënonte 4 gola dhe të asistonte në 1 tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu