Flamurtari e ka nisur vitin me një largim nga skuadra. Bëhët fjalë për mesfushorin 22 vjeçar Alesio Hyseni i cili është i larguari i parë nga skuadra vlonjate. Është vetë klubi që njofton në faqen e tyre zyrtare ne Facebook mbylljen e bashkpunimit me mesfushorin.
Postimi i klubit
ZYRTARE !
Flamurtari F.C njofton përfundimin e bashkëpunimit me Alessio Hyseni.
Mesfushori 22 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve, duke i dhënë mundësi mesfushorit të jetë lojtar i lirë.
Flamurtari Football Club falenderon Alessio Hyseni për kontributin e dhënë me fanelën Kuqezi, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive.
Poll